KRYEFAQJA » LAJME » Shkodër; Sekuestrohet sërish sasi e madhe kanabis
shkoder, 37 kg kanabis, sativa, droge, trafik, policia e shtetit

Shkodër; Sekuestrohet sërish sasi e madhe kanabis

Policia e Shkodrës ka sekuestruar një sasi prej 37 kg kanabis në afërsi të pikës kufitare të Hanit të Hotit. Burimet zyrtare bëjnë të ditur se është arrestuar Lorenc Rushaj, 23 vjeç nga Bajza e Malësisë së Madhe. Policia kufitare ka konstatuar një person që po transportonte drogë në drejtim të kufirit me Malin e Zi. Ata janë vënë në ndjekje të tij dhe nga krehja e zonës bën të mundur arrestimin. Gjatë kontrollit u gjetën dy çanta ku brenda tyre kishte 35 pako me peshë rreth 37 kg lëndë narkotike Cannabis sativa. Ndaj të riut rëndon akuza e trafikut të lëndëve narkotike mbetur në tentativë.

Sicred