KRYEFAQJA » LAJME » Shkodër, rritet sipërfaqja e territorit nën ujë

Shkodër, rritet sipërfaqja e territorit nën ujë

Ministria e Mbrojtjes njoftoi për një përkeqësim të situatës së zonave të përmbytura në Qarkun e Shkodrës. Sipas saj sipërfaqja e territorit nën ujë ka shkuar në 2620 ha. Në Bushat ka pasur 370 ha tokë të përmbytur, në Bërdicë 280 ha, në Dajç sipërfaqja e përmbytur është 785 ha, ndërsa në zonën e Anës së Malit, sipërfaqja shkon 1150 ha tokë. Në fshatin Obot kalimi është bërë i mundur vetëm me varka. Bashkia Shkodër vazhdon me anë të 2 mjeteve autobotë furnizimin e banorëve me ujë të pijshëm.

Sicred