KRYEFAQJA » LAJME » Shkodër, policia ndalon 4 persona
Operacioni ndërkombëtar “Vazhdimi” , sekuestrohen 5 milionë euro dhe arrestohen dy persona të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal

Shkodër, policia ndalon 4 persona

Policia ka njoftuar se ka arrestuar 4 persona në Shkodër në kuadër të Operacionit “Forca e Ligjit”. Sipas saj ata janë elementë me rrezikshmëri shoqërore të lartë, anëtarë të grupeve kriminale aktive në këtë territor, por edhe me gjërë. Policia e Shtetit ushtroi kontrolle në 20 banesa e lokale tregetare të perdorura prej personave të dyshuar si anëtarët të grupeve kriminale. Operacioni nisi dje rreth orës 02:30 të mëngjesit. Veç të arrestuarve policia sekuestroi armë zjarri, mjete të blinduara, veshje antiplumb, një sasi eurosh, makina lojrash fati etj.
Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet përkatëse proceduriale me këtë rast për të zbardhur rolin dhe aktivitetin anti-ligjor të të dyshuarve dhe disa personave të tjerë të lidhur me ta. Kohët e fundit Shkodra është tronditur nga dsa vrasje dhe ngjarje të rënda kriminale. “Ne i sigurojmë qytetarët e Shkodrës dhe gjithë Shqiperisë se do të vazhdojmë të jemi të angazhuar për të garantuar qetësi, rend e siguri për ta duke goditur me ashpërsin e forës së ligjit cdo individ të përfshirë në aktivitet kriminal” thekson njoftimi i policisë. Operacioni “Forca e Ligjit” vazhdon.

Sicred