KRYEFAQJA » LAJME » Shkodër, policia kontroll në shtëpi dhe lokale
Shkodër, policia kontroll në shtëpi dhe lokale

Shkodër, policia kontroll në shtëpi dhe lokale

Ndërsa politika shqiptare po replikon ashpër rreth ngjarjeve që kanë tronditur rendin publik, në terren policia ka ndërmarrë operacione të njëpasnjëshme. Në Shkodër kanë nisur kontrolle të shumta në banesa dhe lokale. Ministri i brendshëm Fatmir Xhafa tha në parlament se “Ne jemi duke u shkuar në fund këtyre rasteve dhe shumë shpejt do të zbardhim edhe autorët”. “Në këto muaj është bërë një skanim i qartë dhe i hollë i grupeve kriminale që nuk u krijuan sot, por kanë vite. Kemi goditur një pjesë të këtyre grupeve dhe jemi në rrugë të mbarë për të goditur dhe grupe të tjera shumë shpejt” tha zoti Xhafaj. Sipas tij disa prej viktimave të përfshira në këto ngjarje, kanë qenë vetë të përfshirë në vrasje të mëparshme.

Sicred