KRYEFAQJA » LAJME » Shkodër, Partizani mposht Vllazninë
Shkodër, Partizani mposht Vllazninë

Shkodër, Partizani mposht Vllazninë

Vllaznia në volejboll për meshkuj ka humbur një shans të artë për t’u kualifikuar në finalen e fazës së “play-off”-it si dhe për të synuar edhe fitimin e titullit “kampion”. Ndërsa ka bërë më të vështirën duke fituar ndeshjen e parë gjysëmfinale të luajtur në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet ndaj Partizanit, ajo ka gabuar në fushën e vet, kur mbrëmjen e së shtunës është mundur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës.
Ashtu si në kryeqytet, ku u deshën pese sete për të përcaktuar fituesin, edhe në Shkodër ndodhi e njëjta gjë. Një takim që krahas publikut të shumtë shkodran, për ta ndjekur nga afër këtë gjysëmfinale kishin ardhur nga kryeqyteti edhe drejtuesit më të lartë të Federatës Shqiptare të Volejbollit, por edhe shumë ish volejbollistë të njohur shkodran, si Jubani, Shiroka, dy vëllezërit Boriçi, Mjeda, por edhe Agron Duka i Erzenit të Shijakut si dhe përfaqësues të volejbollit maqedonas.
Referuar lojës, Vllaznia e drejtuar nga trajneri Mark Kroqi i bëri një nisje shumë të mirë ndeshjes duke qënë edhe shumë pranë fitores kur kryesoi deri në 24-21, por gabimet elementare, sidomos në shërbim si dhe me volejbollistë titullarë si serbi Xhorxheviç dhe ndonjë tjetër, befason kur e humb këtë set 28-30. Përmirëson gjithçka në të dytin që e fiton lehtësisht 25-18, është shumë fitores edhe në të tretin, por përsëri gabon në çastet finale duke humbur 23-25, kjo edhe për meritë të kundërshtarit që nuk fal në shutimet e forta sidomos nga vija e dytë. Kuqeblutë rikuperojnë në setin e katërt duke efituar atë me të njëjtat shifra 25-23 duke e çuar ndeshjen në set final. Një set që në ndryshim nga ai që u luajt tre ditë më parë në Tiranë që u fitua nga Vllaznia, këtë radhë fati ishte me Partizanin, por që që sipas edhe deklaratës së trajnerit shkodran Kroqi të ndihmuar edhe nga gjykimi dolën fitues.