KRYEFAQJA » LAJME » Shkodër, një tjetër viktimë nga bora

Shkodër, një tjetër viktimë nga bora

Bora shënoi një viktimë edhe në Shkodër. 53 vjeçari Tonin Loci, punonjës në një pikë karburanti në hyrje të qytetit të Shkodrës, ka humbur jetën mbrëmjen e të enjtes, si pasojë e shëmbjes së strehës së karburantit për shkak të rëndesës së borës. Ndërkohë, reshjet në Shkodër janë ndërprerë që nga mbremja e djeshme, sot moti është me vranësira dhe kthjellime por qarkullimi në qytet mbetet i vështirë si për mjetet dhe këmbësoret. Trashësia e borës e rënë për dy ditë me rradhë ka arritur në afro 40 cm, dhe ulja e pritshme e temperaturave pritet ta vështirësojë edhe më shumë lëvizjen në rrugë. Megjithëse Bashkia thotë se ka vënë në dispozion disa borëpastruese dhe mjete të tjera për pastrimin e rrugëve, këto mjete janë rrallë të dukshme në qytet.

Lartësia e madhe e borës, e cila në qytete arrin deri në 60 cm, e ne zonat e thella mbi 1 m, vijon të mbajë të bllokuara Nj.Ad. Arrën, Kalis, Shishtavec, Zapod, Grykë-Çajë e një pjesë e fshatrave të Surrojit, Malziut. Bicajve e Bushtricës të bashkisë së Kukësit. Në bashkinë e Tropojës janë të izoluar edhe fshatrat e lartësive të Lekbibajve, Tropojës së vjetër, Bytyqit dhe Fierzës. Sipas Shtabit të Emergjencave Civile, të këtij qarku: Rruga e Kombit është e kalueshme pa zinxhirë, rrugët e tjera kombëtare të keëtij qarku janë të kalueshme pjesërisht me zinxhirë, ndërsa rruga Kukës-Bushtricë eshte e kalueshme vetëm me zinxhirë. Në bashkinë e Hasit njoftohet se të gjitha rrugët rurale janë të hapura. Furnizimi me energji elektrike është normal në të gjithë Q.Kukës, ndërsa shkollat janë të mbyllura përveç 5 shkollave të qytetit Kukës. E bllokuar nga bora vijon të jetë dhe Malësia e Krujës, ndërsa në Mirditë mbetet e bllokuar vetëm rruga e Lurës.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com