KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Shkodër, Nis konkursi ndërkombëtar “Pjetër Gaci”

Shkodër, Nis konkursi ndërkombëtar “Pjetër Gaci”

Rreth 140 pjesmarrësit e edicionit të 16-të çmimit “Pjetër Gaci” vijnë jo vetëm nga të gjitha trevat shqipfolëse por edhe nga vende të tjera, për të konkuruar në disa zhanre të muzikes klasike. Veprimtaria që ka krijuar traditën e saj në qytetin e Shkodrës, por këtë vit vjen më e larmishme me disiplinat ku konkurohet. Për herë të parë për çmimin “ Pjetër Gaci” , konkurojnë dhe instrumentistët e rinj të veglave frymore: “ Nga viti në vit po merr jehonën e vet dhe tashmë ka konfirmim pjesmarrje rekord kët vit. Janë rreth 140 konkurrentë të cilat do të konkurrojnë në disiplinat frymë, kanto, piano dhe harqe. Ditën e shtune do të jetë finalja e madhe me më të mirët e këtyre konkurrentëve që do të fitojnë në disipinat dhe kategoritë e caktuara” tha Bardhyl Hysa drejtues muzike. Në ditën e parë të këtij edicioni konkuruan 20 instrumentistë të veglave frymore, kryesisht nxënës dhe studentë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. “ Ne përfaqësojmë si universitet pra si Fakultet i Arteve nga Peja me tre kandidatë të instrumenteve frymore, dy flautist dhe një klarinetist. Ky është një çmim tepër i madh dhe shumë i vlerësueshëm të cilin nëqoftëse do të jenë kandidatët tonë që kanë me marrë ktë çmim do të jetë një nder i madh për Universitetin tonë” u shpreh Dardana Nallbani instrumentiste e Fakultetit të Artev në Pejë. Konkurimet do të vijojnë për katër ditë me radhë edhe në disiplinat e harqeve, pianos dhe kantos. Juritë që do përzgjedhin fituesit e çmimit që mban emrin e kompozitorit të shquar shkodran “ Pjetër Gaci” përbëhen nga emra të njohur të muzikes kalsike brenda dhe jashtë vendit.