KRYEFAQJA » LAJME » Shkodër, ndërtimi i by passit kundërshtohet nga organizatat mjedisore

Shkodër, ndërtimi i by passit kundërshtohet nga organizatat mjedisore

Ndonëse ka nisur që në vitin 2011-të i quajturi By Passi i Shkodrës ende nuk ka mbaruar. Pas 4 vitesh ndërprerje, punimet kanë rifilluar në gusht të këtij viti, e bashkë me to kundërshtitë e organizatave të mjedisit. Këto të fundit shpresojnë që të paktën të realizohet devijimi dhe ulja e rrugës në nivele që nuk bëhen pengesë për pamjen që të ofron hyrja e Shkodrës.
Mirsad Basha, drejtues i “Eko Mendje” thotë se kjo është një shenjë proteste për të rifituar edhe një herë lumin Buna, tha ai. “Ne si shoqëri civile duhet të bëjmë një kërkesë për të devijuar by passin” shton ai.
“Nëse punojmë të gjithë bashkë, kjo pamje do të marri shumë shpejt përgjigje” thotë Gentiana Ramadani Drejtuese e Organizatës për Zhvillim, Informim dhe Barazi Gjinore. “Qytetarët do ta shijojnë ndryshe këtë pedonale dhe këtë natyrë të mrekullueshm që ka qyteti ynë” shton ajo.
“Shkodra këtë vend ka, nuk ka më të bukur se ky. Njerëzit këtu dalin në xhiro” thotë një banor i Shkodrës.
Ndërkohë që punimet vazhdojnë , Inspektoriati i Mjedisit i Shkodrës ka kërkuar pranë kompanisë zbatuese të projektit,Bashkisë Shkodër dhe Ministrisë së Mjedisit për të marrë dokumentacionin e duhur, për të verifikuar efektet mjedisore që do japë ndërtimi i këtij by pass-i në këtë zonë të mbrojtur.
Edmond Terthorja, Kryeinpektor i Mjedisit në Shkodër thotë se kjo zonë është një ligatinë e cila ka rëndësi ndërkombëtare për efekt të pamjes së mrekullushme që ofron dhe ndikimit në këtë zonë. Në fakt projekti i by passit i nisur në vitin 2011, me vlerë 55 milion euro ka si qëllim mbrojtjen e qytetit nga përmbytjet si dhe lehtësimin e trafikut në qytet.

Sicred