KRYEFAQJA » LAJME » Shkodër, ndalohen për korrupsion dy inspektorë të Inspektoratit Shëndetësor
Shkodër, ndalohen për korrupsion dy inspektorë të Inspektoratit Shëndetësor

Shkodër, ndalohen për korrupsion dy inspektorë të Inspektoratit Shëndetësor

Me kërkesë të Prokurorisë së Shkodrës, gjykata ka caktuar masën e sigurise “arrest në burg” për dy inspektorë të Inspektoratit Shëndetësor, të cilët dyshohet se, në këmbim të parave, pajisnin bizneset e ndryshme me çertifikatë pastërtie të mjedisit.
Në bazë të hetimeve të deritanishme të Prokurorisë së Shkodrës, rezulton se inspektorët Dritan Geci dhe Milseva Milla merrnin nga 4 mijë deri në 10 mijë lekë për t’i pajisur bizneset me çertifikata dizifektim-dezinsektim. Situata e tyre është rënduar më shumë pasi çertifikatat, rezultojnë që janë të fallsifikuara. Të dy inspektorët, tashmë të arrestuar nga policia do të gjykohen për veprat penale “Falsifikim i dokumentave” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Sicred