KRYEFAQJA » LAJME » Shkodër, ndalohen grabitësit me maska

Shkodër, ndalohen grabitësit me maska

Grabitjet me maska janë rikthyer sërish në Shkodër. Mbrëmjen e së martës rreth orës 11:30 minuta 2 persona me armë dhe pistolete kanë hyrë në banesën e familjes Mark Alija në fshatin Shirq të njësisë administrative Dajç në Shkodër. Personat e maskuar kanë marrë një çifte, një Benz Mercedes ML dhe një celular. Kryefamiljari rrefen tmerrin e përjetuar teksa thotë se i kanë vënë litarin në fyt. “Kanë dash me m’var dhe më kanë hypur të dy sipër kur ishim duke fjetur…” thotë Mark Alija, duke shtuar se paratë i mbante në kasafortë të mbyllur dhe nuk munden që të merrnin gje. Por ai shpreh dyshimin se njëri nga autorët ka punuar në shtëpinë e tij.
Vetëm disa orë më pas Policia e Shkodrës në komunikatën për mediat bën me dije se 2 autorët e dyshuar janë arrestuar në Tiranë. Në pranga kane perfunduar shtetait Kristian Marashi dhe Julian Vatnikaj. Mësohet se gjatë operacionit për arrestimin e tyre policia ka gjetur edhe makinën e grabitur dhe kjo mendohet se është një nga gjurmët që çoi në arrestimin e tyre.

Sicred