KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Shkodër: Muzeu i dëshmisë dhe kujtesës

Shkodër: Muzeu i dëshmisë dhe kujtesës

Muzeu i krimeve të komunizmit në Shkodër, është kthyer në muzetë më të vizituara të metropolit verior, kjo për shkak edhe të historisë së dhimbshme që mbart. Në 3 muaj më shumë se 2 mijë vetë, kryesisht të huaj, nga Evropa, Amerika e Veriut apo dhe Australia, u njohën me një pjesë të historisë së Shqipërisë në diktaturë: “Ajo që i tërheq më shumë është pjesa e zonës së burgut e cila është ashtu siç ka qënë dhe e cila flet më së shumti ku të fut në gjithë historinë e sistemit komunist” tha Pergjegjësi Muzeut të diktatures Pjerin Mirdita. “Ështe shumë interesant. Nuk e kisha parë më përpara. Dëgjuam historinë. Është e pa besueshme. Po shohim gjithçka këtu, dhe jemi duke u munduar të mësojmë diçka se çfare ka ndodhur shumë vite më përpara në vendin tuaj. Dëshmi që janë të lidhura me njëra-tjetrën, por që ne po i shohim për herë të parë. Nuk e njoh vendin tuaj, dhe nga kjo që dëgjuam sot jemi të tronditur nga historia që ka kaluar ky vend kaq i bukur. Jo, me të vërtetë nuk kisha dëgjuar shumë për historinë e Shqipërisë dhe për mua është sadisfaksion të jem këtu e të mësoj më shumë” u shprehen disa turistë të huaj. Gjatë sistemit komunist në Shkodër, në vitet 1945 – 1990, u burgosen 2890 vetë, 1924 të tjerë u internuan, 601 u pushkatuan mes të cilëve 61 klerikë, ndërsa 136 vdiqen në tortura.

Sicred