KRYEFAQJA » LAJME » Shkodër, mbytet një 70-vjeçar në lumin Drin

Shkodër, mbytet një 70-vjeçar në lumin Drin

Një 70 vjeçar është mbytur mëngjesin e kësaj të shtune në ujërat e Lumit Drin në Shkodër. Kanë qënë kalimtarë të rastëishëm që kanë parë trupin e të moshuarit mbi ujë të cilët kanë lajmëruar policinë e Shkodrës. Shërbimet e policisë kanë nxjerrë trupin nga lumi Drin dhe është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Shkodër. Familjarët kanë identifikuar personin i cili rezulton te jetë shtetasi me iniciale Sh. Ç. 70 vjeç, banues në lagjen Danjel Matlia, Shkodër. Pranë vendit ku u gjet trupi ishte dhe  bicikleta e të  moshuarit, ndaj mendohet se 70 vjecari ka humbur ekuilibrin duke renë në ujrat e lumit. Grupi hetimor po punon  për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sicred