KRYEFAQJA » LAJME » Shkodër, mbledhje e përbashkët mes qeverive të Shqipërisë dhe Malit të Zi
Shkodër, mbledhje e përbashkët mes qeverive të Shqipërisë dhe Malit të Zi

Shkodër, mbledhje e përbashkët mes qeverive të Shqipërisë dhe Malit të Zi

Qeveritë e Shqipërisë dhe Malit të Zi, zhvillojnë pas pak minutash në Shkodër, mbledhjen e parë të përbashkët. Mbledhja mbahet me nismën e kryeministrit Edi Rama dhe të dy qeveritë pritet të diskutojnë dhe marrin vendim për çështje me interes të përbashkët. Takimi do të zhvillohet në fototekën “Marubi”. Mbledhja do të konkludojë me nënshkrimin e disa marrëveshjeve të përbashkëta. Moment i rëndësishëm do të jetë edhe Forumi i Biznesit Shqipëri – Mali i Zi.
Pas disa mbledhjeve të përbashkëta me qeverinë Kosovës dhe me qeverinë e Maqedonisë, disa muaj më parë në Pogradec, Mali i Zi është vendi i tretë i rajonit të Ballkanit me të cilin Tirana zyrtare zhvillon takime të përbashkëta në nivelin më të lartë të ekzekutivëve.

Sicred