KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Shkodër, Magjia e karnavaleve

Shkodër, Magjia e karnavaleve

Qyteti i Shkodres është përfshirë nga atmosfera magjepsëse e karnavaleve që filluan dje me “ditën e bijave” dhe do të vazhdojnë deri të dielën. Sot ishin nxënësit e shkollave, të veshur me kostume dhe maska të larmishme, që performuan në spektaklin e zhvilluar në qendër të qytetit. Demaskimi dhe vënia në lojë e fenomeve negative, në mënyrë artistike përmes poezive, batutave apo imitimeve është mesazhi edhe i karnavaleve të sivjetme , që kanë përfshirë të gjithë banorët pavarësisht përkatësive fetare , moshes apo edhe nacionalitetit. Përveçse si qendra e festimit të karnavaleve në Shqipëri, Shkodra njihet edhe si qyteti i prodhimit të maskave të famshme veneciane, që u japin jetë festave të tilla. Tradita e festimit të karnavaleve në Shkodër daton që në 1860, për tu ndërprerë gjatë periudhes moniste e për tu rikthyer pas shembjes së këtij sistemi. Karnavalet e Shkodrës gjithnjë kanë dhënë një imazh spontan por të lidhur në mënyrë konkrete me rrënjet historike dhe kulturore të këtij qyteti.

Sicred