KRYEFAQJA » LAJME » Shkodër, lirohen 7 nga 11 të ndaluarit e protestave në “Rrugën e Kombit”
Shkodër, lirohen 8 nga 11 të ndaluarit e protestave në "Rrugën e Kombit"

Shkodër, lirohen 7 nga 11 të ndaluarit e protestave në “Rrugën e Kombit”

Gjykata e Apelit në Shkodër ka vendosur lirimin e 7 nga 11 qytetarë kuksianë të ndaluar pak kohë më parë në “Rrugën e Kombit” në shenjë proteste ndaj vendosjes së tarifës për kalimin e saj. Procesi u zhvillua nën masa të forta sigurie me praninë e mbi 100 forcave të rendit. 11 të ndaluarit akuzohen për shkatërrimin e pronës dhe dhunë të ushtruar ndaj forcave të rendit gjatë protesës së 31 marsit në rrugën e kombit.
Në sallën e gjyqit është lejuar prania e familjarëve të të arrestuarve dhe e deputetëve të opozitës. Këta të fundit paralajmëruan një ditë më parë praninë e tyre në Shkoder për të mbështetur të arrestuarit dhe për të kërkuar lirimin e tyre. Jasht ndërtesës së gjykatës dhjetra banorë të qytetit të Shkodrës si dhe të ardhur edhe nga Kukesi me pankarta në duar dhe thirrje të vazhdueshme kërkonin lirimin e të ndaluarve. Nga mbështetësit e të ndaluarve janë hedhur vazhdimisht tymuese dhe fishekzjarre duke tentuar tensionimin situatës, por megjtheatë nuk është shënuar ndonjë incident. Deputetët e opozitës dhe folës të ndryshëm e shfrytëzuan rastin për të bërë deklarata politike kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Sicred