KRYEFAQJA » LAJME » Shkodër, konfliktet e pronave dhe gjykatat

Shkodër, konfliktet e pronave dhe gjykatat

Në Shkodër, konfliktet për pronat vazhdojnë të jenë të shumta. Jo rrallë ata kanë marrë edhe jetë njerëzish. Një javë më parë, viktimë e një konflikti të tillë ishte dhe një 40 vjeçar i cili u vra nga fqinji i tij. Një nga arsyet e ngjarjeve të tilla duket se është edhe zgjatja për arsye të ndryshme e proceseve gjyqësore. Kancelari i Gjykatës së Shkodrës Artan Dragani thotë se vetëm në 6 muajit e parë të këtij viti janë regjistruar 22 çështje me konflikt pronësine, ndërsa në vitin 2016 ka patur 62 të tilla. “Nga 22 çështje vetëm 3 janë përfunduar dhe 18 janë në gjykim” thotë kancelari. Sipas tij vitin e kaluar u arrit të gjykoheshin 50 çështje dhe 11 janë ende në proçes.  Si shkak kryesor për zvarritjen e çështjeve, kancelari Dragani veçon atë të mungesës së dokumentacioneve. “Gjykata kërkon dokumenta, fakte, prova ” kujton ai. Për fat të keq konfliktet e pronësisë vijojnë edhe sot të marrin jetë njerëzish, pasi një pjesë e tyre nuk trokasin në dyert e drejtësisë, por zgjedhin atë të vetëgjyqësisë.

Sicred