KRYEFAQJA » LAJME » Shkodër, përpjekje për përmirësimin e infrastrukturës shkollore

Shkodër, përpjekje për përmirësimin e infrastrukturës shkollore

Nxënësit e Shkollës së mesme “ Oso Kuka” dhe ata te fshatit Postribe këtë vit do e nisin mësimin në godina të rikonstruktuara . Ndërsa shkolla “ Xheladin Fishta” do ketë sistem të ri ngrohjeje. Këto investime po finalizohen me fonde të bashkisë Shkodër, por sa shumë probleme vazhdojnë të mbarten në shkolla të tjera. Shkolla 9 vjeçare Shtoi i Ri, madje nuk furnizohet as me ujë. Saime Akrepi, Drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare “Shtoj i RI” thotë se dritaret janë të thyera por kryesorja është uji. “Në këtë institucion shkollor ka 8 vjet që nuk është vënë dorë dhe skemi marrë nga askush asnjë përgjigje konkrete edhe pse kemi marrë premtime. Çatia e institucionit është e prishur dhe ka shume lagështirë.” Fakti pranohet edhe nga institucioni i Bashkisë Shkodër, duke mos harruar të shtojnë që gjendja e tyre është e trashëguar. Në projektet më të afërta bashkia rendit 6 të tilla, por sërisht shkolla “ Pashko Vasa” dhe shkolla e Shtoit të Ri nuk janë në listë. Në bashkinë Shkodër fuksionojnë 96 godina arsimore.

Sicred