KRYEFAQJA » LAJME » Shkodër, fermerët pesimistë për subvensionet

Shkodër, fermerët pesimistë për subvensionet

Nga 433 fermerë që kanë aplikuar për subvencione në bujqësi në qarkun Shkodër, 337 prej tyre kanë rezultuar kualifikues në fazën e parë. Drejtori i bujqësisë në këtë qark Mustafe Kraja ka sqaruar fermerët të cilët janë kualifikuar do ti nënshtrohen edhe disa fazave të tjera . “Deri me datën 25 maj është afati i sjelljes së dokumentave. Ky dokument konsiston në dokumentin e pronësisë së tokës dhe do të sjellë edhe numrin e llogarisë. Mbas datës 25 maj bëhet verifikimi i atyre se çfarë kanë aplikuar për secilin”. Fermerët në terren ndajnë tjetër mendim. Xhabir Jahja është një ndër fermerët i cili kultivon disa kultura, mes tyre shalqirin. Jahja thotë se detyrohet që ta shesë nën kosto, pasi nuk ka treg. E për subvensione as që bëhet fjalë. “Skemi asnjë lloj garancie për treg. Se ku do ta dërgojmë mallin as vet se dimë. Ne e kemi mbjellë duke bërë kështu shpenzime kolosale dhe si do dalim nuk e dimë. Nëse aplikimi për subvensione ka qënë me 0 dokumenta, fazat e mëvonshme për të shkuar deri tek përfitimi real i subvensioneve kalon nëpër disa hallka, që nuk janë në favor të fermerëve. Sami Elezi është një tjetër fermer i cili më së shumti kultivon speca. Mungesa e tregut për shitjen e prodhimit të tyre si dhe mos përfitimi i subvensioneve e bëjnë atë tejet pesimist për të mbjellat e tij. Fermerët thonë se ka të paktën 3 vite që nuk gjejnë treg të garantuar për prodhimet e tyre. Ndërsa tregtarët nga Kosova kanë vite që nuk i drejtohen më zonës së nënshkodres, por preferojnë zonën e Lushnjes në kulturat që ajo mbjell. Edhe për këtë vit fermerët do të detyrohen që të dalin ku të mundin, me shpresë që prodhimet e tyre të shiten.

Sicred