KRYEFAQJA » LAJME » Shkodër: Ekspozitë me lodrat e vjetra

Shkodër: Ekspozitë me lodrat e vjetra

Shumë fëmijë të Shkodres kaluan një ditë ndryshe, të gezuar e të emocionuar mes një ekspozite kohërash, me lodrat e së shkuares. Muzeu Historik i qytetit, në ditën ndërkombëtare të muzeve, u kthye në një vend argëtimi për nxënësit e shkollave . Nën logon “ edhe ne luanim dikur” për herë të parë në këtë muze janë ekspozuar lodra të periudhave të ndryshme që vijnë si një dëshmi e shpirtit krijues dhe e lidhjes mes brezave në rrafshin e krijimtarisë fëminore. Përkujtimi i i lojrave të brezave të ndryshëm nga mësuesit vlerësohet edhe si një mënyrë për socializimin mes fëmijëve të brezit të sotëm teknologjik që ka tendencën e një shoqërie më shumë individuale se sa përbashkuese.”Po ta krahasojmë me kohën tonë unë mendoj se ne kemi luajtur më shumë, e duke luajtur më shumv kemi njohur njëri tjetrin më shumë. Kemi qënë më tolerant ndaj njëri tjetrit ndërsa sot fëmijët janë shumë të zgjuar por mendoj që ju mungojnë lojrat në natyrë dhe kjo sikur.. nuk mund të them që janë të ngathët sepse janë shumë të zgjuar, shumë të mirë por mund të them që nuk janë të aftë të ballafaqohen me çdo situatë që iu paraqitet”.
Për drejtuesit e muzeut të Shkodrës prania e lojrave të tilla të krijuara nga vetë fëmijët e dikurshëm sot të rritur, pasuron fondet e muzeale duke i shërbyer ruatjes së vlerave të trashëgimisë fëminore por edhe të sensibilizimit për argëtimin sa më të shëndetshëm të fëmijëve.