KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Shkodër, duhani mbetet stok

Shkodër, duhani mbetet stok

Përveç kultivimit të bimëve mjekësore zona e Malësisë së Madhe në veri të vendit është e njohur edhe për prodhimtarinë e lartë të kulturës së duhanit. Por pavarësisht kushteve të përshtatshme, sipërfaqja e kultivuar me duhan në këtë zonë po zvoglohet nga viti në vit. Mungesa e tregut dhe akciza e lartë nuk favorizojne prodhimin e kësaj kulture. “Nuk e di si si ju thotë mendja tregëtarëve që na e kërkojnë kaq lirë duhanin” thotë një fermer mes tufave të duahin që ka vendosur për të tharë. “Sivjet është bërë duhan me cilësi të lartë, por asnjë njeri nuk ka ardhur për ta blerë” thotë një tjetër fermer i moshuar. Shumë fermerë e kanë duhanin brenda në depo prej rreth 2-3 vjet.
Një tjetër zonë e njohur për prodhimin e duhanit është edhe ajo e Postrribës në Bashkinë e Shkodrës, por edhe këtu mungesa e tregut ka krijuar stoqe të prodhimit. As ngritja e një fabrike moderne përpunimi të duhanit në fshatin Guri i Zi, nuk po i jep zgjidhje problemit të mungesës së tregut për prodhimin vendas. Pse ndodh kjo dhe cila është perspektiva e prodhimtarisë së duhanit këto janë pyetja për të cilat nuk preferojnë të japin përgjigje as pronarët e pikave të grumbullimit dhe as nga drejtuesit e sektorit të bujqësie në Shkodër.

Sicred