KRYEFAQJA » LAJME » Shkodër: Burg për 6 pjestarë të grupit kriminal ”Balerina”
Shkodër, Burg për 6 pjestarë, të grupit kriminal Balerina

Shkodër: Burg për 6 pjestarë të grupit kriminal ”Balerina”

Plot 4 orë zgjati seanca e zhvilluar me dyer të mbyllura për masën e sigurisë për 7 persona, të dyshuar si pjesëtarë të një grupi kriminal në fushën e shfrytëzimit dhe ushtrimit të prostitucionit. Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 6 prej të arrestuarve në kuadër të operacionit “Balerina”, mes tyre dhe për organizatorin e këtij rrjeti Rinard (Frederik) Tota, 50 vjeç, i dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale, ndersa nje prej femrave do ndiqet ne gjandje te lire. Të arrestuarit kanë mohuar akuzat e ngritura ndaj tyre, po përballë pretendimeve të të arrestuarve, prokurori ka deklaruar se disponon përgjime dhe kërkesën për arrest me burg e ka mbështetur në hetimet aktive disa mujore, kohë kur të akuzuarit mbaheshin nën vëzhgim. Grupi kriminal “Balerina”, u evidentua në kuadër të operacionit të gjerë policor “Forca e Ligjit”, dhe arrestimet u bënë mbrëmjen e 18 Nëntorit, ndërsa policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale ambientin trekatësh në pronësi të Rinard Totës, dy automjete po në pronësi të tij, një armë zjarri e llojit pistoletë, shtatë ora dore dhe një sasi të konsiderueshme bizhuterish të ndryshme si dhe para të fituara nga ky aktivitet kriminal.

Sicred