KRYEFAQJA » LAJME » Shkodër, bie në lumë, humb jetën 28-vjeçari

Shkodër, bie në lumë, humb jetën 28-vjeçari

Një 28 vjeçar, banor i njësisë administrative Rrethina në bashkinë e Shkodrës, ka humbur jetën, pasi automjeti me të cilin po udhëtonte ra në rrjedhën e lumit Drin, në afërsi të urës së Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Ngjarja ndodhi rreth orës 7 të mëngjesit të sotëm dhe dyshohet se shkak i daljes nga rruga të autovetures tip Fiat, ka qënë shpejtësia në lëvizje si dhe lagështira në rrugë për shkak të reshjeve. Trupi i pa jetë i 28 vjeçarit dhe automjeti u nxorën nga lumi rreth tre orë pas ngjarjes. Në këtë operacion u përfshinë polumbarët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës, ndërkohë grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Sicred