KRYEFAQJA » LAJME » Shkodër: Asgjësohen 1785 rrënjë kanabis sativa

Shkodër: Asgjësohen 1785 rrënjë kanabis sativa

Gjatë një operacioni masiv kundërkanabis në qarkun e Shkodrës, janë evidentuar 1785 rrënjë kanabisi sativa të sapo mbjella në tokë mes shkurreve. Këto bimë ishin kultivuar në zona të pyllëzuara, konkretisht në Njësinë Administrative Pult, në fshatin Plan, vendi i quajtur Kuje të Planit, u gjetën dhe u asgjësuan 397 bimë të dyshuara si narkotike, Cannabis Sativa. Po kështu gjatë operacionit të kryer në Shosh, në vendin e quajtur “Bjeshkët e Balzajve të Shoshit”, u gjetën dhe u asgjësuan 1388 bimë të dyshuara si narkotike. Po punohet për kapjen e autorëve të dyshuar ndërsa për shkak të hetimeve policia nuk ka nxjerrë të dhëna të tjera.

Sicred