KRYEFAQJA » LAJME » Shkodër, arrestohen dy autorët e grabitjes së një argjendarie

Shkodër, arrestohen dy autorët e grabitjes së një argjendarie

4 ditë pas ngjarjes, policia e Shkodrës ka vënë në pranga autorin e grabitjes së një argjendarie në këtë qytet dhe bashkëpunëtorin e tij. Mbrëmjen e së mërkures, Françesko Vukaj, 23 vjeç, banues në fshatin Rrenc, Shkodër u arrestua pasi dyshohet si autor i grabitjes së të shtunes paradite. Gjithashtu si bashkëpuntor i tij u arrestua shtetasi Iraldo Filipi, 28 vjeç, banues në fshatin Gajtan. Shkodër. Policia ka zbardhur dhe skemën e grabitjes. Hetimet treguan se Vukaj, me një mjeti Volkswagen pa targa, ka goditur qepenin e një argjendarie në lagjen “Vasil Shanto”, ka marrë disa sende floriri brenda, dhe më pas është larguar duke braktisur mjetin. Ndërsa me pas është larguar nga vendngjarja me një benz, të drejtuar nga Iraldo Filipi. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua Benzi , i cili është përdorur nga autorët për largimin nga vendngjarja, si dhe një orë dore floriri e cila rezulton e vjedhur në argjendari. Policia njofton se janë grabitur disa sende floriri, por pa përcaktuar sasinë apo llojin e tyre. Vjedhja dhe shkatërrimi i prones, për të cilën akuzohen shtetasit e mësipërm janë vepra penale.

Sicred