KRYEFAQJA » LAJME » Shkodër; Arrestohen 18 persona për akuza droge
Korçë, arrestohen dy të rinj me drogë

Shkodër; Arrestohen 18 persona për akuza droge

Një hetim dhjetë mujor i Prokurorisë Shkodër, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, është finalizuar sot me ndalimin e 18 personave, të dyshuar si të përfshirë në veprën penale të kultivimit të lëndëve narkotike si dhe shkaterrimin e rreth 100 mijë rrënjë kanabis. Prokuroria e Shkodres njofton se gjate operacionit “ Early Spring “ mes 18 te ndaluarve jane dhe Dritan Lisaj dhe Gjin Lushi, kryepleq ne Njesine administrative Pult, si dhe Ardian Loci, efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, i dyshuar se dekonspironte aksionet policore. Gjatë këtij hetimi në periudha të ndryshme, vec lendes narkotike janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, dhe 9 automjete, nje mitraloz, dy automatike, nje pistolete dhe nje sasi fishekesh. Policia ne njoftimin per shtyp ben te ditur se po punohet per kapjen e disa personave te tjerë të shpallur në kërkim , gjeneralitetet e te cilëve nuk bëhen të ditur për shkaqe të hetimit.

Sicred