KRYEFAQJA » LAJME » Shkodër, ankth për Shqipëri – Itali

Shkodër, ankth për Shqipëri – Itali

Sfida e shumë pritur për të gjithë shqiptarët dhe në veçanti për shkodranët që janë qyteti mikpritës i këtij ballafaqimi historik mes Shqipërisë dhe Italisë po ofron. Ora 20.45 e mbrëmjes shënon startin e përballjes së kombëtareve të Shqipërisë dhe Italisë, e para e këtij lloji në prizmim zyrtar që luhet në Shqipëri përpos disa takimeve të tjerave miqësore të mëparshme. Është sfida e fundit për eleminatoret e botërorit “Rusi 2018” dhe tifozëria kuqezi, pret një rezultat pozitiv nga kombëtarja shqiptare.
Ndeshja do luhet ne stadiumin që mban emrin e të madhit Loro Boriçi, i pari shqiptar që ka luajtur në kampionatin italian të futbollit, në vitin 1941 duke qënë pjesë e Lacios.
Por dhe Italia ka menduar të prezantojë madhështinë e saj duke ekspozuar ne teatrin Migjeni, 4 kupat e botës të fituara në vite. Me së shumti, një dhuratë surprizë kjo për shkodranët, që për hirë të së vërtetës, historikisht, kanë qënë tifozë me kombëtaren italiane, ndërkohë që ndiqnin plot interes prej vitesh edhe kampionatin italian.
Tani historia është tjetër, pasi përballja direkte me Italinë, veç kënaqësisë të të ndjekurit direkt në fushë të një përfaqësuese potente të futbollit botëror, shkodranët dhe shqiptarët në tërësi kanë skuadrën e tyre kuqezinj që po i bën krenar. Ndaj, edhe mbi 17 mijë të pranishmit që do të ndjelin live këtë sfide në “Loro Boriçi” do të mbështesin skuadrën e tyre drejt një fitore ndaj kombëtares së kaltër.

Sicred