KRYEFAQJA » LAJME » Shkodër, akoma asnjë masë për përmbytjet
Shkodër, rritet sipërfaqja e territorit nën ujë

Shkodër, akoma asnjë masë për përmbytjet

Me ardhjen e sezonit te reshjeve rikthehet ankthi i përmbytjeve tek banorët e zonës së Nënshkodrës, e cila thuajse çdo vit përballet me një situatë të tillë, që lë pas dëme dhe problematika nga më të ndryshmet. Banorët e fshatit Obot të Njësisë Administrative Ana e Malit shprehen të shqetesuar dhe kërkojnë që organet kopetente të marrin masat në kohë. Sipas tyre asnjë lëvizje nuk vrehet deri tani për të parandaluar përmbytjet. Administratori i Njësisë Ana e Malit Arben Ceni bën të ditur se me fillimin e Tetorit Njësia Administrative Ana e Malit në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe Drejtorinë e Bujqësisë do të nise verifikimin në terren të zonave të rrezikuara nga përmbytjet, po ashtu ai theksoi se do të filloi pastrimi i kanaleve kulluese me një gjatësi 6 km . Nënkryetari i Bashkisë Shkodër Arben Gjuraj u shpreh se janë marrë disa masa për shmangien e përmbytjeve në gjithë territorin e bashkisë të cilat konsistojnë kryesisht në ngritjen e strukturave për parandalimin dhe menaxhimin e situatave që mund të krijohen si pasojë e reshjeve. Prej disa vitesh me rradhë e gjithë zona e Nënshkodrës, në vjesht dhe dimër përballet me përmbytjet masive, shkaku i të cilave është jo vetëm niveli i lartë i reshjeve por edhe dëmtimi i argjinaturave mbrojtëse, dëmtimi i shtretërve të lumenjve apo mos pastrimi i kanaleve kulluese.

Sicred