KRYEFAQJA » LAJME » Shkodër, 8 të plagosur nga një shpërthim eksplozivi
Atentati në Shkodër, ende nuk ka hollësi

Shkodër, 8 të plagosur nga një shpërthim eksplozivi

Një shpërthim eksplozivi ka tronditur paraditen e së shtunës lagjen Rus në Shkodër. Bilanci ka qenë tetë të plagosur dhe dëme materiale. Objektivi ka qenë Lulzim Kulla 42 vjeç, i cili është në gjendje të rëndë. Sipas policisë lënda shpërthyese, ishte vendosur në një motor i cili ishte parkuar mes banesës së Kullës dhe makinës së tij. Dyshohet se aktivizimi i eksplozivit është bërë në distancë. Për policinë Kulla është një person me precedentë penale. Historia e tij me drejtësinë ka nisur që më 1997 si pjestar i grupeve kriminale, ndërsa vitin e kaluar ai u arrestua për kultivim të lëndëve narkotike në zonën e Dukagjinit, por më pas u lirua.

(Visited 49 times, 49 visits today)
Sicred