KRYEFAQJA » LAJME » Shkodër: 74 vjeçari vret bashkëshorten

Shkodër: 74 vjeçari vret bashkëshorten

Krimi në familje ka tronditur Shkodrën mëngjesin e kësaj të hëne pasi burri ka vrarë gruan e tij me armë gjahu. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak pas mesnatës në orën 12:05 në fshatin Guci e Re në Njësinë Administrative Rrethina, ku Beqir Xhilaj 74 vjeç ka qëlluar mbi bashkëshorten e tij 45-vjeçare Lumturie Xhilaj. Sipas policisë së Shkodrës janë ende të paqarta rrethanat e këtij krimi, por mësohet se vrasja ka ndodhur pas një debati mes tyre. Policia thotë se autori ka qenë edhe më parë i dënuar pasi ka vrarë gruan e parë. Fillimisht ngjarja është raportuar si vetëvrasje por pas veprimeve rezultoi se shtetasja Lumturie Xhilaj nuk është vetvrarë por dyshohet se e ka vrarë bashkëshorti për motive të dobëta, krim që më pas e ka pranuar edhe vetë autori. Në vendin e ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e gjahut të cilën e mbante me leje shtetasi i lartpërmendur. Viktima u dërgua në morgun e spitalit, ndërsa pritet zbardhja e plotë e këtij krimi.

Sicred