KRYEFAQJA » LAJME » Shkeli ligjin e dekrimnalizimit, Roshi paditet në gjykatë
Shkeli ligjin e dekrimnalizimit, Roshi paditet në gjykatë

Shkeli ligjin e dekrimnalizimit, Roshi paditet në gjykatë

Prokuroria e Tiranës çon në gjykatë ish kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi. Sipas informacionit të bërë publik, akuzat e renditura janë ajo e fshehjes së të dhënave dhe deklarim jo i saktë i identitetit të Roshit, gjatë plotësimit të formularëve të dekriminalizimit. Elvis Roshit i është vërtetuar e kundërta e mohimit që ka bërë, kur është pyetur nëse ka qenë dënuar më parë penalisht. Për prokurorinë, Roshi ka fshehur përdorimin e disa emrave në të kaluarën e tij, kur ka qenë i arrestuar, dënuar apo dëbuar, nga disa vende të Europës, si Italia, Zvicra dhe Gjermania. Prokuroria njofton gjithashtu se autoritetet zviverane po hetojnë mbi një person që quhet Elvis Roshi, për përfshirje në trafik droge, por pa marrë përsipër të thotë me garanci, nëse është i njëjti person.

Sicred