KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Qeveria brazialiane kërkon fonde për të ndihmuar në rindërtimin e Muzeut Kombëtar në Rio De Zhaniero

Qeveria brazialiane kërkon fonde për të ndihmuar në rindërtimin e Muzeut Kombëtar në Rio De Zhaniero

Presidenti i Brazilit Mishel Temer bëri të ditur se qeveria po kërkon fonde nga kompanitë dhe bankat për të ndihmuar në rindërtimin e Muzeut Kombëtar në Rio De Zhaniero, i cili është shkatërruar nga zjarri. Ministri i arsimit Rosieli Soares tha se për rindërtimin e godinës dhe rikuperimin e koleksionit të saj është caktuar një fond prej 3.6 milionë dollarësh, ndërkohë që është kërkuar edhe ndihma ndërkombëtare dhe po zhvillohen bisedime me UNESKO-n. Zyrtarët e muzeut janë shprehur se gati 90 përqind e koleksionit të museut ikonë janë shkatërruar. Për zjarrin, stafi ka fajësuar shkurtimin e fondve. Në muze, i cili u përfshi mbrëmjen e së dielës nga flakët, ndodhej dhe një prej koleksioneve më të mëdha të antropologjisë në kontinentin amerikan. Mes eksponateve ishte edhe skeleti 12 mijë vjecar i një gruaje që njihej me emrin Luiza. Muzeu, i cili dikur shërbente si rezidencë për familjen mbretërore portugeze festoi këtë vit 200 vjetorin e tij

Sicred