KRYEFAQJA » LAJME » Shkarkohet prokurori i 21 janarit
Shkarkohet prokurori i 21 janarit

Shkarkohet prokurori i 21 janarit

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar të enjten prokurorin e Tiranës Adriatik Cama. Vendimi u mor vetëm një ditë pas seancës dëgjimore ku u paraqiti edhe relacioni përkatës. Ai pason hetimin 6-mujor sipas të cilit rezultoi se ish prokurori Cama kishte një sërë problemesh në deklarimin e pasurisë, por edhe raste korruptive në pastërtinë e figurës së tij. Ky vendim presupozon edhe largimin e tij nga sistemi i drejtësisë. Cama do të mbahet mend si prokurori që ka hetuar ngjarjet e 21 janarit 2011, kur gjatë një proteste të PS dhe aleatëve të saj, në atë kohë në opozitë, para selisë së qeverisë, katër persona humbën jetën.
Sot në orën 11.00 pritet vendimi për Prokurorin Kostaq Beluri, ndërsa në mesdite para Vettingut do të dalë gjyqtari i fundit i Gjykatës Kushtetuese Gani Dizdari.

Sicred