KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Shkarkohet presidentja e Koresë së jugut

Shkarkohet presidentja e Koresë së jugut

Presidentja e Koresë së Jugut, Park Guenej, është bërë udhëheqësja e parë e zgjedhur në mënyrë demokratike në vend, e cila është e detyruar të lërë postin e saj nga gjykata. Gjyqtarët kanë mbështetur unanimisht vendimin e parlamentit për ta fajësuar atë mbi rolin e saj në një skandal korrupsioni që përfshinte shoqen e saj të ngushtë. Presidentja Park është pezulluar nga detyra që prej muajit dhjetor dhe kryeministri ka marrë përsipër përgjegjësitë e saj. Ndërkohë shkarkimi i Park do të thotë se vendit do t’i duhet të zgjedhë një president të ri deri në fillimin e muajit maj. Nga ana tjetër, për Park shkarkimi shton mundësitë që ajo të ndiqet edhe penalisht pasi tashmë nuk mbrohet më nga imuniteti presidencial. Shoqja e ngushtë e presidentes akuzohet për korrupsion, ku ajo ka marrë shuma të mëdha parash nga kompani për të siguruar favore nga qeveria për to. Ish-presidentja Park, dyshohet të ketë bashkëpunuar në këtë aferë korruptive. Të dyja të akuzuarat i kanë mohuar akuzat, ndërkohë hetimi vazhdon.

Sicred