KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Shkarkohet presidentja e Koresë së Jugut pas akuzave për korrupsion

Shkarkohet presidentja e Koresë së Jugut pas akuzave për korrupsion

Deputetët në Korenë e Jugut miratuan me votim shkarkimin e presidentes, Park Geun-hje. Rezultati i votimit parlamentar ishte 234 deputetë pro shkarkimit, ndërsa kundër votuan 59. Mes deputetëve që votuan në favor të shkarkimit kishte edhe nga partia e presidentes. Me shkarkimin e saj, parlamenti ia merr autoritetin presidentes dhe ia kalon atë kryeministrit, Huang Kjo-ahn. Gjykata Kushtetuese tani duhet të marrë vendim nëse do ta largojë përfundimisht presidenten Park nga detyra apo ta kthejë atë në atë post. Vendimi pritet brenda 30 ditësh. Nëse gjykata e miraton vendimin e parlamentit, Parku do të bëhet udhëheqësja e parë e zgjedhur në mënyrë demokratike e Koresë se Jugut, që shkarkohet nga detyra. Ajo akuzohet për abuzim me pushtetin dhe ndihmën e dhënë një shoqeje të ngushtë për të përvetësuar para nga disa kompani. Akuzat kanë nxitur protesta masive nëpër rrugët e Seulit dhe qytetet e tjera.

Sicred