KRYEFAQJA » LAJME » Shkarkohet nga detyra pedagogu i Shkencave Sociale

Shkarkohet nga detyra pedagogu i Shkencave Sociale

Pedagogu Zenel Shalari i cili ka dhënë prej vitesh lëndën e “Teorisë Ekonomike” edhe “Hyrjes në Ekonomi” në Fakultetin e Shkencave Sociale është shkarkuar nga detyra. Vendimi është marrë nga Dekani i këtij fakulteti Edmond Rapti pas peticionit të firmosur nga 100 studentët e vitit të parë që ndjekin programet e studimit të këtij institucioni të arsimit të lartë. Sipas peticionit studentët janë detyruar të blejnë librin e tij, pasi i friksoheshin ndonjë hakmarrje në notë nga ana e pedagogut.  Aktivistja e lëvizjes për universitetin Johana Meraja në një dalje publike për mediat ka sqaruar se libri i cili duhej blerë me patjetër nuk është as i redaktuar, nuk ka as shtëpi botuese dhe nuk është i pajisur me numër regjistrimi. Pedagogu Shalari është shkarkuar nga detyra në fakultetin e shkencave sociale, por vazhdon ende të jape mësim në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranes.

Sicred