KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Shkarkohet nga detyra kryeministri i Pakistanit

Shkarkohet nga detyra kryeministri i Pakistanit

Gjykata Supreme e Pakistanit ka urdhëruar që kryeministri i këtij vendi, Nawaz Sharif, të largohet nga ky post lidhur me akuzat për korrupsion, që kanë dale nga rrjedhet në të ashtuquajturat Letrat e Panamasë, në vitin 2016. Në vendimin e sotëm të gjykatës thuhet se kjo masë hyn në fuqi menjëherë. “Ai nuk i plotëson kushtet për të qenë anëtar i parlamentit dhe nuk do ta mbajë me postin e kryeministrit”, sipas gjykatës. Kryeministri Sharif ka dhënë dorëheqje pak kohë pas vendimit të gjykatës, tha një zëdhënës i tij. Sharif vazhdimisht i ka hedhur poshtë akuzat lidhur me këtë rast. Mediat pakistaneze kanë raportuar se mund të hapet një hetim penal kundër Sharif dhe familjes së tij.Ky vendim u shpall sot ndersa në kryeqytetin Islamabad janë shtuar masat e sigurisë, me vendosjen e më shume se 3 mijë policëve. Vendimi ka sjellë gëzim tek opozita, e cila ka festuar duke shperndare embelsira nëpër rrugë.

Sicred