KRYEFAQJA » LAJME » Shkarkohet nga detyra, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako

Shkarkohet nga detyra, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako

Nga kjo e hënë Haki Cako nuk është më drejtor i përgjithshëm në policinë e shtetit. Me propozim të Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Këshilli i Ministrave miratoi lirimin nga detyra të tij. Shkarkimit të Çakos i kanë paraprirë akuzat e vazhdueshme të opozitës për përfshirje në trafikun e drogës dhe kultivimit të kanabisit.

Cako është një promovim I ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Emërimi i tij në krye të kupolës së policisë u bë në prill të vitit 2015 duke zëvendësuar kështu në këtë post Artan Didin, i cili dha dorëheqjen pas një skandali në SHKB në lidhje me kërkesën e Belgjikës për ekstradimin e deputetit Mark Frroku.

Edhe pse ai vinte në këtë post si një ndër drejtuersit e operacionit të suksseshëm të shkatërrimit të parcelave me kanabis në Lazarat, pasi deri para emërimit mbante postin e drejtorit të Qarkut në Policinë e Gjirokastrës, në detyrën e tij 3 vjecare Cakon do e shoqëronin akuzat e vazhdueshme të opozitës për lejimin e fenomenit të kanabisit në pjesën më të madhe të territorit të vendit.

Në njoftimin e shpërndarë për shtyp, Ministri Xhafaj, vlerëson kontributin, angazhimin dhe përkushtimin e zotit Çako në drejtimin e Policisë së Shtetit, gjatë viteve të fundit. Sipas ministrit ish-drejtori i përgjithshëm i policisë ka një karrierë të gjatë në Polici dhe ka drejtuar me profesionalizëm struktura të niveleve të ndryshme. Por sic thuhet nënjoftim  realizimi i objektivave të këtij mandati qeverisës, në fushën e rendit dhe sigurisë publike, sfidat që e presin Policinë e Shtetit, kërkojnë një ritëm më të shpejtë dhe dinamikë të madhe pune. Për këtë arsye është i domosdoshëm një lidership i ri, me energjitë të reja për të motivuar dhe çuar përpara punën e Policisë së Shtetit” vijon më tej njoftimi.

Dhe deri në caktimin e një drejtuesi të ri në krye të policisë është komanduar zëvendësi i Cakos, Rebani Jaupi.

Sicred