KRYEFAQJA » LAJME » Shkarkohet gjyqtari i Gjykatës së Lartë, kishte lidhje me botën e krimit
Shkarkohet gjyqtari i Gjykatës së Lartë, kishte lidhje me botën e krimit

Shkarkohet gjyqtari i Gjykatës së Lartë, kishte lidhje me botën e krimit

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë Shkëlzen Selimi është shkarkuar nga detyra, vendosi të hënën Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Arsyeja sipas këtij komisioni është se gjyqtari ka patur kontakte të papërshtatshme dhe dhe të vazhdueshme me një person të identifikuar i cili dyshohet se është i përfshirë në trafik droge, si dhe ka udhëtuar më shumë se njëherë me një shtetas që ka pasur probleme me policinë dhe ka qenë në masën e sigurisë “arrest në burg”. Vetë gjyqtari ka thënë se ka konfirmuar njohjen si një lidhje familjare, ndërsa konfirmoi edhe një nga udhëtimet.
Edhe OMN ka konstatuar se gjyqtari Selimi është përfshirë në kontakte të papërshtatshme me një person i përfshirë në krimin e organizuar. Madje ka tentuar të ndërhyjë për këtë shtetas.

Sicred