KRYEFAQJA » LAJME » Shkarkohen 46 punonjës të administrates pas ankesave në portalin e bashkëqeverisjes

Shkarkohen 46 punonjës të administrates pas ankesave në portalin e bashkëqeverisjes

Nga denoncimet e qytetarëve të dërguara në portalin e platformës së bashkëqeverisjes janë shkarkuar në 5 muajt e fundit 46 punonjës të administratës. Në një dalje publike, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjoni tha se shkeljet janë kryesisht në zyrat e hipotekave dhe Aluiznit. Ministrja e Drejtësisë tha se masat nuk do mjaftohen vetëm me ato administrative, por një hetim ka nisur nëse në shkeljet e punonjësve të administratës mund të ketë vepra penale. Që nga nisja e portalit Shqipëria që duam, ku qytetarët mundd të denoncojnë shkeljet me të cilat hasen në dyert e administratës, janë shkarkuar nga puna 81 punonjës.

Sicred