KRYEFAQJA » LAJME » Shkarje në trupën e rrugës Kukës-Peshkopi

Shkarje në trupën e rrugës Kukës-Peshkopi

Prej një viti, në shumë pjesë të rrugës Kukës-Peshkopi, ka shkarë traseja…., madje deri në gjysmën e trupin të rrugës…Dëmtimi i saj është vërtete i rrëzikshëm, sidomos nga fshati Lusën deri në afërsi të fshatit Sllovë.

Ky aks, ka edhe një peshë të rëndësishme, pasi shërben edhe për turistët të cilët vizitojnë malin e Korabit. Banorët e Kalasë së Dodës thonë se me ndërtimin e rrugës numri i turistëve është rritur, por dëmtimi i saj frenon edhe lëvizjen e tyre.
Rikonstruksioni i rrugës Kukës-Peshkopi, me vlerë 1.95 miliard lekë, u bë për herë të fundit në vitin 2013. Rruga me gjatësi 74.5 kilometra dhe gjerësi 6 metra shërben për afro 40 mijë banorë të 10 njësive administrative në Kukës e Diber.

Sicred