KRYEFAQJA » LAJME » Shiu dhe temperaturat e ulta ndihmojnë në shuarjen e zjarreve
Temperaturat ulen, por zjarret vazhdojnë

Shiu dhe temperaturat e ulta ndihmojnë në shuarjen e zjarreve

Rreshjet e shiut dhe ulja e temperaturave ka përmirësuar situatën e zjarreve në të gjithë vendin. Sipas Emergjencave Civile problematike në të gjithë vendin janë 5 vatra zjarri.
Në Qarku e Vlorës janë aktive vatrat e zjarrit në territorin e bashkisë Finiq dhe Delvinë. Situata ka qenë problematike në fshatin Janicat, Leshnicë e Sipërme dhe Leshnicë e Poshtme, Njësia Administrative Dhivër, Bashkia Finiq, si dhe në pyllin e Pilloit të fshatit Vergo, Njësia Administrative Vergo, Bashkia Delvinë.
Ndërhyrja e një helikopteri ka shuar gati të gjitha vatrat e zjarrit në fshatin Janicat, Leshnicë e Sipërme dhe Leshnicë e Poshtme.
Në qarku Korçë ka rënë zjarr në pyllin me pisha të larta në vendin e quajtur Pisha e Panaritit në fshatin Panarit, Njësia Administrative Vithkuq. Në vendngjarje kanë shkuar një automjet zjarrfikës dhe forca zjarrfikëse, si dhe 12 forca të pyjores, të cilat po përpiqen të izolojnë zjarrin për shkak të terrenit të thyer. FA ka dërguar në këtë fshat 20 forca ushtarake për të shuar zjarrin. Një helikopter ka kryer disa operacione ajrore duke bërë të mundur që të izolohet zjarri në fshatin Panarit dhe të eliminonte përhapja e tij. Sot forcat po punojnë për të shuar plotësisht zjarrin.
Në qarku Shkodër ka rënë zjarr në shkurre dhe ferra që ndodheshin midis banesave në një lagje të Njësisë Administrative Bushat, bashkia Vau-Dejës. Shërbimi vendor i MZSH Vau-Dejës dhe ai i MZSH Shkodër, kanë kanë punuar duke izoluar fillimisht zjarrin dhe më pas e kanë shuar plotësisht atë.
Në qarku Lezhë ka rënë zjarr në kallamishtet e kanaleve ujëmbledhës që ndodhen ndërmjet banesave në fshatin Tale, Njësia Administrative Shënkoll, Bashkia Lezhë. Shërbimi vendor i MZSH Lezhë ka dërguar në vendngjarje 2 automjete zjarrfikëse me personelin shoqërues, të cilët kanë punuar për të shuar zjarrin duke eliminuar rrezikun e përhapjes së tij drejt banesave.
Në qarku Dibër ka vazhduar puna nga forcat zjarrfikëse, forca të pyjores, 25 forca të ushtrisë dhe 16 forca vullnetare, të cilat kanë shuar plotësisht vatrat aktive të zjarrit në fshatin Bllacë, Njësia Administrative Shupenzë, Bashkia Bulqizë.

Sicred