KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Shitet përsëri liçensa e ARMO

Shitet përsëri liçensa e ARMO

Shitet me më pak se gjysmën e çmimit licensa e rafinerisë së naftës, ARMO. Me një vendim të saj, qeveria kishte parashikuar se shitja e kësaj license do të kushtonte jo më pak se 50 milionë lekë, por përmbaruesit që e zotëronin, e kanë shitur atë muajt e fundit me vetëm 26,1 milionë lekë.

Sikurse bëhet e njohur nga burime zyrtare, licenca e sekuestruar është shitur nga përmbaruesit në një ankand për llogari të Albpetrol. Shitja është realizuar tek një kompani me orgjinë offshore, zotëruese të aseteve dhe licencës së rafinerisë, e quajtur Allum Enterprise, e cila mori muajt e fundit aktivitetin e kompanisë IRTC, që u largua në fund të vitit 2017 duke lënë pa paguar një borxh prej afër 35 milionë euro detyrime të papaguara.

Ndërsa licencën e rafinerisë së bitumit e bleu Al Global Oil.

Por blerësi i ri i lejes së ARMO-s nuk mund të perdorë këtë këte lejë, pa marrë edhe disa miratime të tjera. Ministria e Energjitikës sqaron se, efektiviteti i lejes bëhet pasi të jetë miratuar nga qeveria shqiptare me një vendim të posaçëm. Për shitjen e lejes është zhvilluar vetëm një ankand me datën 23 korrik 2018 dhe në ankand ka patur vetëm një ofertë.

Nëse qeveria miraton shitjen e asetit shtetëror nga përmbaruesit privat, Allum bëhet pronar i aseteve dhe të drejtave ligjore të kompanisë, ARMO.

Allum Enteprises sipas ekstraktit të saj në Qendrën Kombëtare të Biznesit është krijuar në gusht në vitit 2017 dhe pronari i saj është një kompani e regjistruar në Angli në qershor të vitit 2017. Aktiviteti i saj është “agjentë të përfshirë në shitjen e karburanteve, metaleve dhe produkteve kimike”. Aksionerët realë nuk bëhen të ditur në të dhënat e kompanisë, por vetëm për adresën e saj.

Licencën e dytë të ARMOS, e bleu  AL.GLOBAL  OIL me konvertim borxhi

Në fillim të vitit, AL.Global Oil bleu uzinën e prodhimit të bitumit të rafinerisë ARMO, përmes një ankandi, me vlerën 5 milionë dollarë. Blerësi është një kompani e krijuar në vitin 2016. Në bordin mbikëqyrës të kësaj kompanie janë dy sipërmarrës të njohur në fushën e naftës, të grupit më të madh të naftës në vend, “Kastrati” dhe “Europetrol Durrës Albania”, operatori i dytë më i madh i naftës në vend.

Leja koncesionare e rafinerisë ARMO është dhënë me një vendim të veçantë të Këshillit të Ministrive në vitin 2009, në momentin që është privatizuar. Kompania ka ndërruar deri tani plot 6 pronarë.

Sicred