KRYEFAQJA » LAJME » SHISH, Meta dekreton lirimin e Ajazit, në pritje dekretimi i emërimit të Bendos
Presidenti Meta firmos pas njëviti propozimin e kryeministrit Rama për kreun e SHISH

SHISH, Meta dekreton lirimin e Ajazit, në pritje dekretimi i emërimit të Bendos

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar lirimin nga detyra të Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit Visho Ajazi Lika, pas propozimit të kryeministrit Rama. Më parë zoti Visho Ajazit i kishte paraqitur zotit Rama dorëheqjen, e cila ishte pranuar dhe ish kreu i shërbimit inteligjent ishte vlerësuar për punën bërë gjatë pesë viteve në detyrë.
Ndërkaq pritet dekretimi nga zoti Meta i kreut të ri të SHISH Helidon Bendon, një propozim i kryeministrit Rama. Interesimit të disa mediave për dorëheqjen e zotit Ajazi, zoti Meta ju është përgjigjur se ishte ndjerë i habitur, ndërsa lidhur me dekretimin e kreut të ri u shpreh se do ta shikojë kandidaturën me qetësi. Prej një viti zoti Helidon Bendo ka qenë zëvendësi i zoti Visho Ajazit në krye të SHISH dhe punon në këtë strukturë, prej gati 20 vjetësh.

Sicred