KRYEFAQJA » LAJME » Shirat e shumtë sjellin përmbytje në autostradën Tiranë – Durrës
Shirat e shumtë sjellin përmbytje në autostradën Tiranë - Durrës

Shirat e shumtë sjellin përmbytje në autostradën Tiranë – Durrës

Shirat e shumtë kanë sjellë një situatë të vështirë në autostradën Tiranë – Durrës. Qarkullimi i mjeteve është vështirësuar gradualisht dhe më tej bllokuar në orët e pasdites pasi niveli i ujit në rrugë në zonën e Kasharit është rritur dhe i ka kaluar të 75 centimetrat. Policia është detyruar ta devijojë qarkullimin në rrugët dytësore, ndërsa u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes maksimal. Shumë nga bizneset e zonës janë dëmtuar nga depërtimi i ujit. Kjo është hera e dytë në harkun kohor të një viti që autostrada Tiranë – Durrës përmbytet duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Situata të vështira vërehen në Shkodër , Vlorë dhe Gjirokastër. Portet kryesore të vendit kanë ndëprerë aktivitetin për shkak të detit të trazuar i cili ka shkuar në 7-8 ballë. Meteorologët parashikojnë që 24 orët e ardhshme të jenë mjaftë të vështira.

Sicred