KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Shifra në rritje për turizmin shqiptar
Shqipëria dhe Estonia synojnë të rritin bashkëpunimin ekonomik

Shifra në rritje për turizmin shqiptar

Viti 2016 ka sjellë rritje të kontributit të turizmit në ekonominë e Shqipërisë. Sipas shifrave industria turistike shqiptare kapi shifrën e 127.7 miliardë lekëve, ç’ka është e barabartë me 8.4 përqind të prodhimit të brendshëm bruto. Ndërsa këtë vit, kontributi i drejtëpërdrejtë i turizmit në ekonomi pritet të rritet edhe me 5.2 përqind. Kjo sipas raportit të Këshillit Botëror të Turizmit dhe Udhëtimeve për impaktin ekonomik të turizmit për vitin 2017.
Ndërkaq sipas parashikimit afatgjatë të këtij këshilli, në vitin 2027, industria e turizmit në Shqipëri do të gjenerojë 244 miliardë lekë, shifër kjo ekuivalente me 10.8 përqind të prodhimit të brendshëm bruto. Investimet në sektorin e turizmit janë projektuar të rriten me 9.2 përqind në 2017-ën nga 28.9 miliardë lekë që ato ishin në 2016-ën.
Këshilli Botëror i Turizmit dhe Udhetimeve pret që investimet në turizem dhe ato në udhëtime të arrijnë 52.9 miliarde lek në 2027-ën. Vitin e shkuar, industria e turizmit mbështeti në mënyrë të drejtpërdrejtë 85,500 vende pune, ndërsa këtë vit këshilli projekton që ky numër të rritet me 3.2 përqind. Gjithnjë sipas raportit të mësipërm parashikohet që 120 mijë vende pune do të mbështeten nga turizmi në vitin 2027. Këtë vit, Shqipëria pritet të tërheqë 4.26 milionë turistë të huaj, ndërsa në 2027-ën ky numër parashikohet të kapë shifrën e 6.25 milionëve. Në 2016-ën, Këshilli Botëror i Udhëtimeve dhe Turizmit e vendosi Shqipërinë të 29-ën në listën e 185 vendeve në aspektin e kontributeve të drejtpërdrejta në prodhimin e brendshëm bruto.

Sicred