KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Shi Xhinping president i përjetshëm

Shi Xhinping president i përjetshëm

Kina ka miratuar heqjen e kufizimeve mandatore për liderin e saj, një lëvizje kjo që do të lejojë Shi Xhinping të qëndrojë president gjatë gjithë jetës. Ndryshimet kushtetuese u miratuan gjatë mbledhjes vjetore të Kongresit Kombëtar të Popullit që u zhvillua këtë të dielë. Nga 2964 delegatë në këtë kongresë, dy votuan kundër ndryshimeve kushtetuese, dhe tre abstenuan.
Tradita e kufizimit me dhjetë vjet të presidencave u vendos në vitet 1990, kur lideri veteran Ten Hsiao Pin kërkoi të shmangte përsëritjen e kaosit që karakterizoi epokën maoiste dhe periudhën pas saj. Zoti Shi, i cili ka qenë president që nga viti 2012, sfidoi traditën e prezantimit të një pasardhësi potencial gjatë kongresit të Partisë Komuniste që u zhvillua në muajin tetor të vitit të shkuar. Gjatë atij kongresi, ai forcoi statusin e tij si lideri më i fuqishëm pas Mao Ce Dunit. Ideologjia e tij u përfsji në kushtetutën e partisë. Fëmijët e shkollave, studentët e universiteteve si dhe punëtorët e fabrikave shtetërore, u duhet tashmë të studiojnë ideologjinë e tij politikë, të cilën Partia Komuniste po përpiqet ta portretizojë si një kapitull të ri për Kinën moderne.

Sicred