KRYEFAQJA » LAJME » Shfaqet bruceloza në Berat
Shfaqet bruceloza në Berat

Shfaqet bruceloza në Berat

Një prej sëmundjeve më të rrezikshme te bagëtitë, bruceloza, ka gjetur terren muajt e fundit edhe në qarkun e Beratit. Dhjetëra bagëti janë infektuar nga kjo sëmundje, ndërsa një fermë është futur në karantinë.

Këtë fakt e konfirmojnë edhe autoritetet e Bujqësisë, të cilët pohojnë,  se pas kontrrolleve dhe kryerjes së analizave, janë konstatuar 17 raste të bagëtive të prekura nga sëmundja në një fermë blegtorale në bashkinë e Urës-Vajgurore.

Shefi i Shërbimit Veterinar në qarkun e Beratit, Ilirjan Rama ka deklaruar, se janë kryer të gjitha proçedurat e nevojshme, që nga eleminimi e deri tek therrja e bagëtive të infektuara.

Burime brenda Drejtorisë së Bujqësisë dhe Ushqimit në Berat thonë,  se mungesa e kontrollit veterinar në njësitë e ndryshme të therrjes dhe tregtimit të mishit, është shkaktari kryesor i prekjes së kafshëve nga kjo sëmundje.

Sicred