KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Sheshi “Skënderbej” mbushet me turistë

Sheshi “Skënderbej” mbushet me turistë

Turistët në Tiranë nuk mungojnë asnjë ditë. I sheh individualë, në grupe të vogla, por sidomos në grupe të mëdha, gjatë gjithë ditës, duke zbritur nga autobusët varg, e më pas duke shëtitur sidomos në bulevardin Dëshmorët e Kombit, pranë objekteve të komunizmit, në ish-Bllok, në xhaminë e Ethem Beut apo Sahati në qendër, por këtë verë nuk mungojnë sidomos në sheshin e ri Skënderbej, i cili është kthyer shumë shpejt në një atraksion të ri e vlerë të shtuar turistike për qytetin. Në qendrën e informacionit turistik të Tiranës, edhe pse nuk masin gjithë fluksin në qytet, përllogarisin gjithë ata që trokasin aty për të marrë informacion. Por pavarësisht promovimit që i bëhet Shqipërisë në botë e rritjes së numrit të turistëve prej kësaj, ka jo pak që dinë pak ose aspak për Shqipërinë.

Sicred