KRYEFAQJA » LAJME » “Sheshi Rilindja” do të ndryshojë sërish

“Sheshi Rilindja” do të ndryshojë sërish

Rrethrrotullimi i “Zogut të Zi”, i njohur zyrtarisht si “Sheshi Rilindja”, hyrja kryesore në perëndim të Tiranës, duket se do të ndryshojë sërish. Bashkia e Tiranës ka nisur punën për rindërtimin e kësaj hapësire. Ajo premton ta ktheje shumë shpejt në një nyje gjelbërimi e cila jo vetëm do të ketë një impakt pozitiv në aspektit estetik të gjithë zonës, por do të jetë edhe në shërbim të qytetarëve të cilët  mund të pushojnë në stolat që do të vendosen. Për instalacionin në qendër të rrethrrotullimit, Bashkia e Tiranës thotë se po merr propozime nga skulptorë profesionistë.
Në harkun kohor të pak më shumë se një dekade kjo është hera e tretë që rrethrrotullimi i “Zogut të Zi” ndryshon.
Në vitin 2006 ndërsa projekti i quajtur “Mbikalimi i Zogut të Zi” i hartuar nga Bashkia e Tiranës që drejtohej nga zoti Rama, po shkonte drejt fundit, qeveria e djathtë e kryeministrit Berisha vendosi ta prishte si një gabim urbanistik, duke çuar dëm rreth 2 milion euro. Çështja shkoi deri në gjykatë e cila i dha të drejtë bashkisë. Por qeveria nga ana e saj ndërtoi brenda pak kohësh një shatrivan me emrin “Fitorja” dhe sheshin nga “Karl Topia” vendosi ta quajë “Rilindja”.

Sicred