KRYEFAQJA » LAJME » Sheshi “Nënë Tereza” do ju jepet këmbësorëve
Sheshi "Nënë Tereza" do ju jepet këmbësorëve

Sheshi “Nënë Tereza” do ju jepet këmbësorëve

Një nga sheshet kryesore në Tiranë, Sheshi “Nënë Tereza”, shumë shpejt mund të kthehet në një shesh vetëm për këmbësorët. Lajmi është dhënë nga vetë kryetari i bashkisë Erion Veliaj.”Edhe këtë vit pavarësisht se i kemi kthyer disa hapësira në 100 përqind pedonale, duke filluar nga sheshi “Skënderbej”, te Pazari i Ri, prapë do të investohemi në disa hapësira të tjera pedonale. Një prej tyre do të jetë gjithë sheshi “Nënë Tereza”” tha zoti Veliaj. “Siç e dini, me kohë të pjesshme ai është pedonal duke filluar nga Presidenca deri te korpusi universitar” shtoi ai Projekti do të pilotohet në ditën pa makina në 22 shtator, dhe do të nisë së shpejti zbatimi i tij.
Një hapsirë tjetër për këmbësorët do të jetë pas Ministrisë së Arsimit, zona ku është klubi “Heminguej” dhe disa shtëpi karakteristike të Tiranës, bëri të ditur kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
Krijimi i disa zonave vetëm për këmbësorët, nuk mund të thuhet se është mirëpiritur masivisht nga qytetarët e Tiranës. Veçanërisht drejtuesit e makinave kanë më shumë vërejtje, pasi u është vështirësuar mjaft puna e tyre si dhe u është zgjatur koha në timon. Përdorimi i transportit urban, apo biçikletave, mjaft të këshilluar nga Bashkia e Tiranës, është parë me dyshim nga qytetarët. Disa prej tyre kujtojnë se me kthimin e Sheshit “Skënderbej” në një zonë për këmbësorët, është ndryshuar edhe historia e qytetit. Bashkia e Tiranës, ka bërë disa investimet të rëndësishme në krijimin e unazave rrugore të qytetit, por ato ende nuk mund të thuhet se kanë thënë efekte lehtësuese.

Sicred